TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Publikohen rezultatet e lotarisë Amerikane. Të gjithë aplikantët që duan të dinë nëse kanë fituar mund të klikojnë në këtë në këtë link:
https://www.dvlottery.state.gov/ESC/(S(zz2fhjusxriixnfrsqliplmw))/default.aspx
Por kujdes, sigurohuni që ta provoni herë pas here, pasi për shkak të mbingarkesës në server nga aplikantët shqiptarë, serveri i Departamentit të Shtetit ka rënë, duke pamundësuar marrjen vesh të rezultatit në kohë reale.
Ishte lajmëruar se duke filluar nga ora 18:00 e datës 7 maj, të gjithë aplikantët e Lotarisë Amerikane, mund të kontrollonin në faqen e Ambasadës së SHBA-ve nëse janë apo jo të përzgjedhurit e radhës.
Por ndërsa ora ka shkuar 18:00, serverat e faqes kanë rënë, e kësisoj kontrolli i lotarisë amerikane është bërë i pamundshëm.
Me uljen e fluksit të qytetarëve që kontrollojnë nëse janë përzgjedhur apo jo, pritet që të rikthehen serverat dhe çdokush të shoh nëse është apo jo fitues.