AKTUALITET, 14 July 2026, 11:05

VIDEO/ Parada e Madhe ushtarake e 14 korrikut në Paris, Rama ndan pamjet: Edhe flamuri shqiptar valëvitet në Champs-Elysees

VIDEO/ Parada e Madhe ushtarake e 14 korrikut në Paris, Rama ndan pamjet:

 

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në paradën ushtarake në Paris e zhvilluar me rastin e Festës Kombëtare të Francës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ndau pamje nga bulevardi Champs-Élysées, ku u valëvit dhe flamuri shqiptar.

“Champs-Élysées, Paris – Parada e Madhe e 14 korrikut”, shkruan Rama.

Kryeministri ishte dje pjesëmarrës në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën me ftesë të presidentit të Francës Emmanuel Macron.

Pjesëmarrja e Kryeministrit Rama në këtë samit riafirmon angazhimin e Shqipërisë në mbështetje të Ukrainës, në përputhje me qëndrimin e palëkundur të vendit tonë në mbrojtje të së drejtës ndërkombëtare, sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, si dhe në koordinim të ngushtë me aleatët dhe partnerët euroatlantikë.

Pas përfundimit të vizitës në Francë, Rama do të shkojë në Bruksel ku do të jetë i pranishëm në Konferencën e IX Qeveritare Shqipëri-BE ku do të mbyllen 3 kapitujt e parë në kuadër të procesit të integrimit.