TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, ka deklaruar se Rama nuk e ka fare ndërmend dorëheqjen dhe se po integron Shqipërinë në Bashkimin Europian.
E ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Mila tha se "e gjithë arena ndërkombëtare është sot pro Shqipërisë".
"PS dhe Rama nuk e japin dorëheqjen. Shqiptarët na votuan dhe na dhanë 83 mandate për të çuar Shqpërinë në BE. Në kuadër të këtij premtimi, gjithçka po shkon mbarë. Negociatat janë vetëm ditën e nesërme dhe pasnesërme, ku do të mbyllen tre grupkapituj. Shqipëria e mbyll në 2027, pjesën e negociatave.
NATO del dhe thotë takimin dhe samitin tjetër do t'i shtrëngojmë duart ne Tiranë. Gjithë arena ndërkombëtare është sot pro Shqipërisë, që ka problemet e veta, nuk ka patur pak për të arritur deri këtu, por vazhdon me qëllim që është më i pastër se drita e diellit, anëtarësimi në BE, akti më patriotik dhe shqiptar. Të ulet Shqipëria si e barabartë në Bruksel. Të gjtihë tentative e tjera janë dashakeqe", tha Mila.