TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetari Artan Hoxha, duke dhënë detaje për ekzekutimin e shtetasit Edmond Sula, në Bërxullë të Bashkisë së Vorës, 2 netë më parë, u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se dikush ka qenë i interesuar për ta eliminuar në një zonë që cilësohet problematike.
“Mënyra si është realizuar vrasja ka tërhequr vëmendjen. Është qëlluar me snajper, nuk është kollaj. Ka një tek plumb. Nuk është dëgjuar e shtëna. Qitësi ka patur mundësi shikimi vetëm nga ndriçimi i banesës. Banesa ishte e madhe, që kishte ndriçim dhe kjo ka ndihmuar autorin. Kjo ka rritur pistat e hetimit të policisë. Fakti që është bërë vrasje e këtij lloji, ky nuk mbrohej mund të shkoje në distancë të afërt, por fakti që është zgjedhur kjo mënyrë ka ngritur dyshime se ka një motiv që ka justifikuar shpenzimet e ngjarjes.
Është vrasje e kryer në zonë urbane. Ka njohje atje në zonë, nuk ka patur grup të vetin, por ka njohje me shumë grupe që kanë vepruar në atë zonë.
Policia e ka proceduar shumë herë.
Në ngjarjet që nuk kanë motiv të fortë, zakonisht zbulohet shpejt. Kur ka motive të forta… Prandaj merret qitës nga distanca, qitës që nuk ka konflikt të drejtpërdrejt me viktimën.
Nëse ngjarja është për motive jo të forta, do të zbulohet.
Rasti tjetër i atij personit që punonte si postier të këto kriptomonedhat, aty është identifikuar autori por nuk është bërë e mundur të kapet.
Ndërsa këtu do të duhet të kuptojmë kush ka qenë i interesuar për ta eleminuar personin në një zonë, që e kap trekëndëshi i famshëm, është një zonë problematike.”- tha Hoxha.