TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Aktivistja Sidorela Vatnikaj, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, deklaroi se shënimet e përshtypjeve negative në biznese të perceptuara si pranë qeverisë, janë një formë legjitime proteste, pasi janë bërë ndaj atyre që kanë bullizuar protestuesit.
"Protesta ka artikuluar kërkesën kundër sistemit oligarkik dhe kriminal. Oligarkët janë afër qeverisë, them se janë pasuaruar padrejtësisht, duke marrë hapësira publike, duke privatizuar hapësira publike.
Nuk jam dakord se janë njerëz të çuditshëm në protestë, është shoqëria shqiptare që ka pesë kërkesa legjitime dhe të padiskutueshme. Ka patur aksione të ndryshme, bllokimi i parlamentit, review-t, bojkotimi i mediave, që qytetarët i kanë patur të lidhur me interesa. Për mua sulmi me review është formë që njerëzit kanë dashur të ndëshkojnë këta njerëz që nëpërmjet lidhjeve personale me kryeministrin kanë marrë pronat dhe ndërtesat tona publike. U janë dhënë për të bërë kllounin e qeverisë. Review-t nuk më shqetësojnë, më shqetëson që kllouni i qeveisë bëhet edhe drejtori i policisë.
Ndërkohë që ka adresa të krijuara për këtë punë, vende pune në administratë që kanë rol vetëm të shajnë dhe të denigrojnë protestuesit.
Kemi vite që themi se ky shtet, përveç oligarkisë, mediave, krimit të organizuar, ka sistem patronazhistësh, që janë aty. Kanë dalë lista, emra, sa më shumë dixhitalizohet administrata aq më shumë rriten vendet e punës në administratë.
Drejtori i policisë nuk është shqetësuar. Janë më mijëra profile që vjedhin identitetin e vajzave dhe nuk është shqetësuar, por po i ranë yjet Gjergj Lucës, ngrihet drejtori i policisë me emergjenë.
Kur një person vihet në shërbim të propagandës qeveritare, për të sharë, denigruar dhe bullizuar protestuesit, është formë proteste legjitime", deklaroi Vatnikaj.