TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Enton Abilekaj, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, deklaroi se vendimi personal i Edi Ramës për t'i dhënë 4.2 mln euro Kanye West, habiti mediat ndërkombëtare të cilat e pasqyruan masivisht.
"Mendoj se ndërtimi i retorikës nga të dyja palët është i gabuar. Po e filloj nga protesta, unë e mbështes protestën. Protesta nuk është vetëm në shesh. Por, protesta nuk mund të njëhësojë Kanye West me vendimin e Ramës pë të disbursuar 4 miliardë lekë për të ndihmuar koncertin.
Në protestë pati shumë zëra që e njëhësuan pjesëmarrjen në koncertin e Kanye West me mbështetësit e Ramës. Nuk është e njëjta gjë. Mund të ketë edhe protestues që kanë vajtur në koncert. Flasim për një këngëtar të nivelit të lartë, që edhe të rinjtë shqiptarë, e njohin dhe janë rritur me të, nuk ka gjë të keqe të shkojnë aty, nuk e njollos koncertin atë që bëri Rama.
Ka shkuar në Gjykatën Kushtetuese dhe në SPAK. Nëse akti normative është i paligjshëm do ta thonë organet.
Vendimi duhet të ishte transparent dhe të tregojë arsyet. Tani kemi koncert të Zucchero, pse nuk shkojnë aty paratë?
Vendimi është jo transparent dhe i argumentuar, është vendim personal. Mediat e huaja e kishin në titull kryesor si u financua me 4.2 mln euro koncerti i Kanye West. Ne jemi mësuar këtu me vendimarrje personale, por mediave të huaja u bëri përshtypje
Jo çdo njeri që ka vajtur atje ka refuzuar protestën. Madje pati edhe që thoshin Rama jepe dorëheqjen", deklaroi Abilekaj.