AKTUALITET, 13 July 2026, 23:25

Pretenca për Kryemadhin, Xhixhon dhe Çokun/ Hoxha: Mund të ndikojë te vendimi për Meta-Kryemadhi. Abilekaj: Paralajmëron një pretencë më të egër për ta

Pretenca për Kryemadhin, Xhixhon dhe Çokun/ Hoxha: Mund të

Gazetari Artan Hoxha dhe analisti Enton Abilekaj, duke komentuar pretencën e sotme të SPAK-ut ndaj Fatime Kryemadhit, Pirro Xhixhos dhe Ema Çokut për pastrim parash, u shprehën se kjo kërkesë është një test që do të tregojë se si do të jetë pretenca ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit që nuk mund të konvertohet në shërbim prove.

Biseda

Artan Hoxha: Te pjesa e pastrimit të parave apo përave të përfituara nga një aktivitet korruptiv, sigurisht vendimi ndaj Fatime Kryemadhit, Pirro Xhixhos dhe Ema Çokut mund të ndikojë edhe te vendimi i çështjes ku është zoti Meta dhe zonja Kryemadhi.

Është fakt që zoti Meta sa kohë që jetonte me zonjën Kryemadhi kanë jetuar në një vilë te Kodra e Diellit e cila ishte në pronësi të Fatime Kryemadhit dhe ata kanë thënë se kjo vilë është përfituar nga aktiviteti që ka patur nëna e tyre si trashëgimtare e një trualli mbi të cilin është bërë një ndërtim i madh dhe nga shitjet e apartamenteve është përfituar një fond i madh për të blerë dy vila të lidhura me njëra-tjetrën.

Ai celulari i famshëm i Monika Kryemadhit është gjetur në një nga dollapët në banesën e nënës së saj dhe në proces ka thënë se si mund të sekuestrohet telefoni i një deputeti pa marrë miratim nga Kuvendi, ndërsa prokuroria ka thënë se nuk kemi sekuestruar telefonin e një deputeti, por gjatë një kontrolli në banesën e zonjës Kryemadhi, kemi gjetur disa telefona dhe mes tyre tyre ka qenë edhe telefoni që pretendon zonja Kryemadhi. Edhe unë jam kurioz të shoh se çfarë vendimi do të marrë gjykata. 

Enton Abilekaj: Nëse vendimet e sotme ishin mesatarisht 5 vite, me një të tretën e dënimit të ulur, mendoj se në procesin tjetër dënimet do të jenë më të larta, sepse të akuzuarit kryesorë janë te procesi Meta. Vendimi i sotëm paralajmëron një pretencë shumë më të egër për Ilir Metën dhe për Monika Kryemadhin, i cili nuk mund të konvertohet në shërbim prove, po qe më i madh se 5 vjet. Për provat duhet të shohim se si do të sillet gjykata në këtë proces që u bë sot, nëse do të jetë dorëlëshuar SPAK-u, a do të marrë më shumë prova. Ky vendim na shërben si ato testet e vogla që bëhen për vendimin e madh.