AKTUALITET, 19 Shtator 2019, 14:09

VIDEO/ Nga Gjermania te burgu ‘313’, Arbër Çekaj me disa kile më pak

VIDEO/ Nga Gjermania te burgu ‘313’, Arbër Çekaj me disa


Biznesmeni Arbër Çekaj ka mbërritur mesditën e sotme në Aeroportin e Rinasit, ku me të zbritur nga avioni është pritur nga forca të shumta sigurie të cilët e kanë shoqëruar në njërin nga mjetet e shumta që ndodheshin në pistë.

I veshur me një bluzë të kuqe, me disa kile më pak, dhe me pranga në duar ai është futur në furgonin e Policisë nga ku si destinacion ka burgun 313 në Tiranë.

Fax News ka siguruar pamjet e drejtpërdrejta nga koha kur Çekaj, biznesmeni i akuzuar për sasinë e madhe të kokainës së sekuestruar në mjetet që transportonin banane të kompanisë së tij, ka zbritur nga avioni me të cilin ka udhëtuar nga Gjermania ku edhe është ndaluar.

Më poshtë shihni dhe pamjet e mbërritjes së tij në burgun 313, ku do të mbahet deri në vendimin final që do të japë Gjykata e Krimeve të Rënda ndaj tij.