AKTUALITET, 19 Shtator 2019, 10:48

Seanca për Saimir Tahirin, ambasada amerikane s’i ndahet ish-ministrit, përfaqësuesit zbarkojnë në gjykatë


Gjatë seancës gjyqësore që po zhvillohet sot në Gjykatën për Krimet e Rënda, ku pritet të jepet vendimi për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, nuk mungon as vëmendja amerikane.

Burime bëjnë me dije se në këtë seancë vendimtare, ndodhen përfaqësues të ambasadës amerikane, të cilët e kanë ndjekur me vëmendje të gjithë procesin “Tahiri” qysh prej nisjes së hetimeve.