TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, gjatë seancës së sotme në gjykatë është shprehur se nuk ka asnjë lidhje me Habilajt, përveç shitjes së makinës.
Ai ka përmendur kryeministrin Edi Rama dhe ka thënë se në ditën që prokuroria e akuzon se ka ngrënë drekë me Habilajt, ai ka qenë në Bruksel me kryeministrin.
Tahiri ka ironizuar pasardhësin e tij, Fatmir Xhafaj dhe ka thënë se “ka ministra që s’kanë mbajtur përgjegjësi për vëllezërit e tyre”, duke iu referuar kështu edhe pa emër rastit të Agron Xhafajt, në dosjen Babale.
“Unë mbaj përgjegjësi për vëllezërit e atij që i shita makinën. Jam këtu i pandehur vetëm se shita një makinë. Ditën që ju më akuzoni se kam qenë me Habilajt, kam qenë në drekë me Ramën në Bruksel. Edhe të isha Saimir Habilaj, s’do të më dënonit për vëllezërit.
Ka ministra që s’mbajnë përgjegjësi për vëllezërit e tyre trafikantë. Mua më kërkoni llogari për një makinë. Unë ia kam kushtuar jetën time ministrisë së Brendshme,”-deklaroi Tahiri.