AKTUALITET, 19 Shtator 2019, 12:45

Prishja e Kopshtit Botanik, Malltezi nxjerr fotot e RRALLA: Prindërit e Gjiknurit luftuan për ta mbrojtur


Jamarbër Malltezi, ish-deputet dhe Kreu i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, bën një thirrje për reflektim në kauzën e ngritur prej disa pedagogëve të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, që kundërshtojnë prishjen e Kopshtit Botanik.

Përmes disa fotove të shkrepura në vitin 1993, Malltezi thotë se profesorë dhe figura të nderuara protestuan asokohe për të moslejuar që prona t’i kalonte privatit, e aty të ndërtoheshin pallate.

Më tej, ai vë në dukje, se në këtë protestë kanë marrë pjesë edhe prindërit e ish-ministrit të Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri.

Te ndjerit Leke Gjiknuri po i kerkellijne kockat ne varr pasi trashegimia e tij po injorohet nga pinjollet e vet qe e kane mendjen te perlajne miliona euro me tendera dhe ne vend te Kopshtit Botanik cmojne me shume te ruajne nga burgu djemte problematike.”-shkruan Malltezi.

Postimi i plotë:

Ftese per reflektim bazuar ne foto te protestes se 1993 per mbrojtjen e Kopshtit Botanik te Tiranes. Te nderuar kolege te Senatit te Universitetit te Tiranes.

Uroj dhe shpresoj qe sot t’i dilni Zot autonomise universitare, te respektoni dhe mbeshtesni deklaraten e FSHN dhe te reagoni te fort dhe te qarte per ruajtjen e integritetit territorial te UT.

Mund te therrisni nje proteste sa me te gjere ne mbrojtje te Kopshtit Botanik, kesaj vlere unikale te vendit. Mund te therrisni te protestojne figurat e shquara, profesore te nderuar dhe staf akademik qe kane ngritur nje monument te dijes sic eshte Kopshti Botanik. Te nderit Mustafa Demiri po i levizin kockat ne varr nga lajmi qe Kopshti Botanik qe ai ndertoi me shume mund para 50 vitesh tani do i vihet kazma per pallate.

Te ndjerit Leke Gjiknuri po i kerkellijne kockat ne varr pasi trashegimia e tij po injorohet nga pinjollet e vet qe e kane mendjen te perlajne miliona euro me tendera dhe ne vend te Kopshtit Botanik cmojne me shume te ruajne nga burgu djemte problematike.

Ne 1993 shume pedagoge dhe studente nga te gjitha kahet politike protestuan per mbrojtjen e Kopshtit nga tendencat per ta perlare token per pallate dhe arriten te marrin nje fitore te rendesishme me qeverine e PD, Kopshti Botanik u shpall Zone e Rendesise se Vecante. Te gjithe qe kemi protestuar ne 1993 na takon te protestojme sot per ta mbrojtur tashme jo nga 3-4 private, por nga Rama-Veliaj me oligarket e tyre.

Ftoni sot te protestoje Profesoresha e nderuar Liri Dingu, pergjegjesen e palodhur dhe perkushtuar te Kopshtit qe te ngreje zerin dhe te detyroje Senatin e UT te reflektoje. Profesoreshe Dingu u perball me dinjitet me raste te renda dhune ne 1993 dhe nuk u perkul. Ftoni profesoret e nderuar te botanikes perfshi Leonard Topuzin, Petrit Hodon, Murat Xhulajn, Aleko Mihon, dhe qindra pedagoge dhe studente te t’u tregojne vlerat e medha te atij laboratori natyror te ekologjise dhe paqes. Duhet te ngrejme zerin dhe protestojme ndaj kesaj qeverisjeje hajdutesh!

Senati akademik i UT mund te ngrihet ne lartesine e kohes duke shpallur kundershtimin ndaj vjedhjes dhe kerkoje respektimin e plote te ligjit mbi autonomime universitare perfshi integritetin territorial te Universitetit. Perndryshe autonomia universitare mbetet leter e pavlere.

Historia do i mbuloje me turp ata qe do fshihen dhe nenshtrohen ndaj qeverisjes se zuzareve dhe oligarkeve! Historia do shkruaje sesa i biri shiti perpjekjet e te atit, sesi ajo qe u mbrojt ne 1993 dhe 1997 nga banditet ordinere u shkaterrua nga banditet ne pushtet ne 2019. Koha eshte e maskarenjte, por Koshti Botanik eshte i Shqiptareve!

Prej 17 korrikut, Kopshti Botanik nuk do të jetë më pronë e Universitetit të Tiranës. Kjo pasi në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, me anë të një VKM-je, Kopshti Botanik i ka kaluar në pronësi Bashkisë së Tiranës.

Kopshti Botanik i Tiranës u ndërtua në vitin 1964 dhe zë një siperfaqe prej 15 hektarësh bimësi dhe gjelbërim pranë liqenit . I përfunduar në vitin 1971, kopshti ka një koleksion fito-gjeografik me vlerë kulturore dhe shkencore. Pedagogët dhe aktivistë të shoqërisë civile denoncojnë se në truallin e këtij kopështi do të ndërtohen pallate.