TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vijon seanca në Gjykatën e Krimeve të Rënda për Saimir Tahirin në gjykatë.
Fjalën e ka marrë vetë Tahiri, i cili po jep sërish argumente me tone të larta e të acaruara në lidhje me akuzat.
Tahiri mësohet të jetë shprehur para Gjykatës: Jam shpallur i pafajshëm në Itali.
Gjykata pritet të japë sot verdiktin final për ish-ministrin e Brendshëm. Ai akuzohet nga Prokuroria për “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, në kuadër të dosjes ‘Habilaj’.
Organi i akuzës ka kërkuar dënimin me 12 vite burg për ish ministrin e Brendshëm, dënim i cili ulet në 8 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar.