AKTUALITET, 19 Shtator 2019, 12:58

VIDEO/ Puthje e përqafime, fansat e zjarrtë të Tahirit jashtë gjykatës: Kush punon, dënohet!

VIDEO/ Puthje e përqafime, fansat e zjarrtë të Tahirit


Është nën akuzë për trafik droge e grup të strukturuar kriminal, por kjo nuk e pengon të jetë një nga politikanët më të pëlqyer në Shqipëri. Kështu ka ndodhur edhe sot për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, për të cilin pritet që gjykata për Krimet e Rënda të japë vendimin.

Fansat e ish-ministrit e kanë pritur jashtë dyerve të gjykatës, ku ai ka dalë pas pushimit të gjyqit. Ata e kanë pritur duke i thënë: Ji krenar, kështu është këtu parimi. Kush punon dënohet!

Që prej orës 9:00 të mëngjesit të sotëm, nisi gjyqi për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Tahiri doli para gjykatës i shoqëruar nga avokati Maks Haxhia.

Gjykata është tërhequr tashmë për të marrë vendimin që do të bëhet publik pas orës 16:00. Vendimi do të jepet edhe për ish-kryepolicin e Vlorës, Jaeld Cela.