TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Mbase dhe Tahiri ka ndonjë kasetë dhe do e shihni këtë në orën 16:00, kur të plasë filmimet” – kjo ishte deklarata e fortë që bëri në Kuvend deputeti i opozitës së re, Myslym Murrizi.
Deklarata vjen kur paralelisht ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është në pritje të vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda, që pritet të dalë pikërisht në orën 16:00.
Tahiri sa herë ka qenë në vështirësi ka lëshuar sinjale kërcënuese në formën e shantazhit (lexo më poshtë). Por, deklaratat e Myslym Murrizit shpesh janë karakterizuar apo motivuar nga pasioni i momentit. Dhe pikërisht ky fakt e bën deklaratën e sotme në parlament spekulative.
Pikëpyetja lind nëse gjykata vendos të mbyllë në qeli Tahirin, a do t’i mbajë ai premtimet se ‘askush nuk ka parë gjë akoma’? A niset pra Myrrizi nga deklaratat e Tahirit për të aluduar kështu në parlament, apo thjeshtë po i bën jehonë zërave se Tahiri nuk do të ‘bjerë pa luftuar’. Gjithçka do të vërtetohet në orën 16:00.
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 12 vite burg për Saimir Tahirin, por duke qenë se është pranuar kërkesa për gjykim të shkurtuar atij i zbritet 1/3 e dënimit, duke e çuar në 8 vite.