AKTUALITET, 15 Dhjetor 2017, 08:42

Rama dhe Zaev sot mbledhje të përbashkët qeverie në Pogradec, do të vizitojnë dhe Pustecin

Rama dhe Zaev sot mbledhje të përbashkët qeverie në

Dy qeveritë ajo e  Maqedonisë dhe Shqipërisë do të mbajnë sot një mbledhje të përbashkët në Pogradec. Në këtë mbledhje do të bisedohet për shumë tema dhe në përparimin e bashkëpunimit bilateral në sferën e infrastrukturës dhe ndërtimit të Koridorit 8, njofton Zhournal.mk.

Konkretisht në këtë takim është parashikuar të nënshkruhen shumë marrëveshje përfshirë dhe planin për konsultim mes Ministrive të Punëve të Jashtme të dy vendeve, Ministrive të Punëve të Brendshme si dhe formimin e komitetit të përzier për bashkëpunim ekonomik; në sferën e arsimit do të nënshkruhet memorandum për bashkëpunim në sferën e arsimit dhe kulturës dhe luftën kundër radikalizimit dhe ekstremizmit.

Më pas, kryeministrat Zaev dhe Rama në shoqërim të funksionarëve tjerë qeveritarë do të vizitojnë Pustecin ku do të takohen me përfaqësues lokal dhe do të dhurojnë pajisje e donacion për shkollën atje.

TPZ.AL