AKTUALITET, 17 Prill 2019, 10:52

VIDEO/ Më lini të nxjerr plaçkat nga shtëpia, o policë! Më lini të hyj!

VIDEO/ Më lini të nxjerr plaçkat nga shtëpia, o


Një banor i Bregut të Lumit është duke debatuar me zë të lartë me Policinë, që nuk e lejon të hyjë në shtëpinë e tij për të nxjerrë plaçkat. “Kam qënë i shoqëruar në komisariat, o njeri, - dëgjohet zëri i burrit në video, tek  ilutet Policisë, - më lini të hyj ën shtëpinë time të nxjerr rrobat.”

Banori në fjalë është Avdi Peposhi. Në mbështetje të tij ishin dy ish-deputetët e opozitës, Endrit Braimllari dhe Klevis Balliu. Peposhi, sot rreth orës 7, ishte dërguar në komisariatin nr.4, ku e mbajtën mbi 2 orë dhe më pas, kur ka tentuar të shkojë në shtëpi, nuk është lejuar më.

Përgjigja e Policisë ka qënë e prerë: Nuk do të hysh, shtëpia jote dhe plaçkat janë të siguruara!”