AKTUALITET, 17 Prill 2019, 08:46

Rikthimi i Katedrales në gjendjen e mëparshme, ja sa vite punë duhen

Rikthimi i Katedrales në gjendjen e mëparshme, ja sa vite punë


Pas zjarrit të rënë në Katedralen 850 vjeçare dhe që shkatërroi pjesën më të madhe të saj, do të fillojë puna për rindërtimin e “Notre Dame”.

Sipas një vlerësimi të bërë nga federata e kompanive franceze të specializuara në restaurimin e monumenteveve do të duhet në paktën 10 apo 15 vite punë për të përfunduar rindërtimin e Notre Dame, pas zjarrit që shkatërroi Katedralen e Parisit.

Sipas ekspertëve do të duhen edhe qindra milionë euro, për të rikthyer Notre-Dame në gjendjen e mëparshme.

Deri më tani, donacionet nga familje të pasura të Francës dhe biznesmenë të ndryshëm  e kanë kaluar vlerën 600 milionë euro.