AKTUALITET, 17 Prill 2019, 09:10

Viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi do rrëfejë në Kongresin Amerikan përjetimet

Viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë,


Gjatë luftës së Kosovës nuk ishin të pakta dhe dhunimet ndaj grave dhe vajzave të reja. Ajo edhe më shqetësuesja ka qenë dhuna seksuale ndaj femrave.

Një nga viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës së Kosovës Vasfije Krasniqi – Goodman, ka themeluar organizatën “Drejtësi për të gjithë”, ku nëpërmjet saj kërkon të zbardhen shumë të vërteta.

Ajo ka treguar për mediat kosovare se pas gjashtë ditësh do të rikthehet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të rrëfyer në Kongresin Amerikan përjetimin e saj gjatë luftës. Ajo thotë se gratë e dhunuara në luftë, janë “ndëshkuar” edhe nga familjet e tyre dhe pse kanë përjetuar tmerre.