AKTUALITET, 17 Prill 2019, 10:17

Tensione te Bregu i Lumit/ Ish ministri i Drejtësisë dënon dhunën ndaj banores: S’i lënë as të qajnë

Tensione te Bregu i Lumit/ Ish ministri i Drejtësisë dënon


Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar lidhur me situtën e tensionuar ditën e sotme tek Bregu i Lumit, ku një  efektiv dhunoi një nga banoret, duke e gjuajtur me shpullë.

Në një postim në Facebook, Manjani dënon dhunën e ushtruar ndaj banores, duke u shprehur se polici paguhet për të mbrojtur gratë nga dhuna.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit:

Ai polici që goditi vajzën sot tek Bregu i Lumit, paguhet ndër të tjera për të mbrojtur gratë nga dhuna.

Dhuna ndaj saj është dyfish e dënueshme.

Them “ndër të tjera”, sepse me të tjerat ai polic e kolegët e tij e kanë menderosur. Përfshi dhe terrorin e ndalimit të lajmeve, duke ju rrembyer edhe celularët njerëzve.

Mirë që i rrahin e i dhunojnë, por s’i lënë as të qajnë!

Kjo është Policia që vazhdojnë ta duan!!!

Ndërkohë, ka reaguar edhe regjisori Katrot Çipa, i cili  shprehet se policja që kundërshtoi shembjen e shtëpisë së vet te rruga Petro Nini, sot po ndihmon shembjen e shtëpive te Bulevardi i Ri. Sipas Çipës kjo është një situatë tipike, ku faji nuk është i një individi të vetëm.

Postimi i Plotë i Kastriot Çipës:

Policja qe kundershtoi shembjen e shtepise se vet te rruga Petro Nini, sot po ndihmon shembjen e shtepive te Bulevardi i Ri. Kjo eshte situata tipike, qe poeti dhe dramatisti i madh Bertolt Breht e ka pershkruar me keto vargje:

“Dhe viçat, pas daulles

Hedhin hapin

Lëkurën për daullen

Vetë e japin”

Ja pra, qe fajin nuk e ka kurre nje individ i vetem, qofte ky Enver Hoxha, apo Edi Rama…

Protestë te Bregu i Lumit pati edhe disa ditë më parë, ku policia arrestoi disa protestues dhe përdori gazin lotsjellës. Banesat te Bregu i Lumit po prishen në sajë të projektit të “Bulevardit të Ri”. Sqarojmë se banorët kërkojnë vetëm dëmshpërblim për banesat e tyre por edhe kjo iu është refuzuar nga bashkia Tiranë, pasi sipas saj nuk kanë dokumentacionin përkatës.