AKTUALITET, 17 Prill 2019, 09:37

Nga mbrojtja në sulm/ Preku zemrat e të gjithëve, ja ç’detyrohet të bëjë sot efektivja e Petro Ninit (Video)

Nga mbrojtja në sulm/ Preku zemrat e të gjithëve, ja


Efektivja e Shqiponjave Blerta Dervishi, e cila pak javë më parë preku zemrat e të gjithëve me rezistencën për mbrojtjen e banesës së saj në zonën e Petro Ninit, sot është vënë në një situatë aspak të favorshme.

E rikthyer në punë pas pezullimit që zgjati vetëm për disa ditë, sot ajo ka qenë në anën e kundërt, duke u përplasur me banorët që mbrojnë banesat e tyre në zonën e Bregut të Lumit, duke ‘’harruar” atë që bëri vetë, vetëm disa javë më parë.

Në videon e mëposhtme siguruar nga Faxweb.al, Dervishi shihet e vënë përballë banorëve, të cilët janë jo pak të irrituar. Derimë tani janë prishur 3 banesa në zonën e bregut të lumit, ndërsa banorët janë gjetur të papërgatitur për këtë që po u ndodh.

Ndryshimi mes situatës së Dervishit dhe atyre te Bregu Lumit është i madh, pasi këta të fundit nuk e kanë problemin me individë apo biznesmenë, po me vetë shtetin që nuk iu legalizoi banesat për vite me radhëdhe tani i hedh në rrugë pa iu dhënë asnjë shpronësim.

/FAXWEB.AL)