TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ka rifilluar shembja e banesave në zonën e Bregut të Lumit. Fadromat e IKMT-së kanë shkuar sërish mëngjesin e sotëm për të hedhur në tokë edhe banesat e tjera. Familjarët e prekur nuk kanë lejuar fodromat të prishin shtëpitë e tyre. Raportohet të ketë forca të shumta policie. Nga njoftimet e banoreve, ka patur përplasje mes tyre dhe policisë. Ata kanë thënë se ka më shumë forca policie se zakonisht. Disa prej banorëve të zonës kanë filmuar ngjarjen, por policia ua ka sekuestruar telefonat, duke u fshirë videot apo fotot e bëra, gjë që bie në kundërshti me të drejtat e privatësisë. Gjithashtu forcat e policisë nuk lejojnë që media të afrohet dhe të raportojë ngjarjen. Në zonën e Bregut të Lumit ndodhen edhe 2 ish-deputetët e PD-së, Gent Strazimiri dhe Klevis Balliu. Ky i fundit tha për mediat se policia ka ushtruar dhunë ndaj qytetarëve,madje edhe vetë shefi i komisariatit nr.4
[video width="640" height="370" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/04/k87ylbP8teGHjcoMIO5F_17_81d4a33988cfcff33a9fed3791f1da8a_video_360p_converted.mp4"][/video]