AKTUALITET, 17 Prill 2019, 09:33

Serbët fajësuan Kosovën për zjarrin në ‘Notre Dame’, ambasadori francez: Skandaloze, i përbuz këta njerëz

Serbët fajësuan Kosovën për zjarrin në ‘Notre


Ambasadori francez në Serbi, Frederic Mondoloni ka kritikuar ashpër lajmin se Katedraleja e Notre Dame ishte e mallkuar pasi kishte varur disa muaj më parë flamurin e Kosovës.

Në reagimin e tij, Mondoloni tha se ndjente një neveri të madhe ndaj personave që botonin histori të tilla.

“Kjo është skandaloze, më lëndon thellë dhe i përbuz njerëzit që janë të aftë për gjëra të tilla. Kjo nuk është Serbia, dhe jo Serbia me të cilën u njoha gjatë 18 muajve të qëndrimit tim këtu“, u tha ambasadori gazetarëve.

Më 15 prill Katedralja e Notre Dame u përfshi nga një zjarr që dyshohet se e kishte zanafillën nga një papafingo. Dyshohet se zjarri ka nisur nga një pakujdesi e punëtorëve që po merreshin me restaurimin e katedrales. Megjithatë sipas zyrtarëve zjarri nuk ka qënë i qëllishëm. Edhe pse përmasat e tij kanë qënë të mëdha, nga Katedralja kanë shpëtuar dy kupollat dhe fasada. Presidenti Emmanuel Macron ka premtuar rikonstruksionin e saj duke kërkuar edhe denonacione. Dy prej biznesmenëve më të fuqishëm francez kanë ofruar 200 milionë euro. Kohët e fundit, Katedraleja po i nënshtrohej një rikonstruksioni që kushton 11 milionë dollarë ndërsa punimet e rinovimit pritet të përfundojnë rreth vitit 2022.