AKTUALITET, 17 Prill 2019, 08:42

Merrnin ryshfet për koalidimin e mjeteve të vjetra, tre të ndaluar

Merrnin ryshfet për koalidimin e mjeteve të vjetra, tre të


Policia ka goditur nje grup qe kalonin ne kolaudim makinave jashte standardeve kundrejt pageses.

“Operacion i ndjekur me metoda proaktive bazuar në dyshime të arsyeshme se në pikën e kolaudimit në Laç kalohen mjete jashtë standarteve teknike kundrejt ryshfetit”- njofton policia.

NJOFTIMI I PLOTË:

Kurbin – Lezhë

Finalizohet operacioni ” Kolaudimi”

Operacion i ndjekur me metoda proaktive bazuar në dyshime të arsyeshme se në pikën e kolaudimit në Laç kalohen mjete jashtë standarteve teknike kundrejt ryshfetit

Specialistët e Seksionit kundër krimit Ekonomiko – Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, nga informacionet e siguruara në rrugë policore dhe mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm se tek pika e kolaudimit në Laç kaloheshin makina jashtë standarteve teknike kundrejt ryshfetit, në vitin 2018 kanë referuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin materiale hetimore.

Mbi bazën e atyre materialeve, Prokuroria ka regjistruar proçedim penal për ndjekje të mëtejshme të këtij rasti, i cili është finalizuar sot me operacionin ” Kolaudimi” ku janë ekzekutuar urdhërat e masave të sigurisë në ngarkim të shtetasve :

– S.K. vjeç 22, banues në Mamurras, me masë sigurimi ” Arrest me burg” për veprat penale ” Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”