AKTUALITET, 17 Prill 2019, 10:50

VIDEO/ “Kush je ti që qëllon mbi gratë?”, ish-deputetja me deklaratë të fortë. Ja thirrja për ambasadat


Ish-deputetja e LSI-se, Nora Malaj ka reguar ashper pas situates me te fundit te Bregu i Lumit, ku policia eshte perplasur me banoret qe kundershtojne shembjen e banesave te tyre pa u demshperblyer.

bregu-lumitTeksa ka postuar videon ku duket se nje efektiv policie perplaset me nje vajze, ajo thekson se askush nuk ka te drejte te vere dore mbi grate dhe u ben thirrje te forte ambasadave ne vend, te denojne cilindo që është i veshur me pushtet dhe ushtron dhunë mbi gratë dhe vajzat e pafajshme shqiptare.

“Kjo sjellje është e pafalshme dhe meriton ndëshkim nga e gjithe shoqëria dhe institucionet”- shkruan ajo ne nje shenim ne faqen e saj ne FB.

Postimi i Nora Malajt

Kush je ti që qëllon mbi gratë??!!

Kjo vetëm kjo nuk është “Policia që duam “ Kjo është policia qê pasi dhunoi qytetarēt me gazë lotësjellës , me lëndë helmuese luftarake , sot në veshjen e policisë së shtetit , ju ka servirur grave të pambrojtura , te bregu i Lumit , duke e kthyer në lejtmotiv dhunën ndaj grave e vajzave!

A ka turp me të madh që sot dhunohet gruaja , qê mbronë shtëpinë e vet, familjen e saj dhe të ardhmen e saj , shtëpinë e saj ?

Ku e gjen moralin kjo palo polici dhe ky kryebandit që të sillet kështu me qyetarët e pafajshëm që sot po mbijetojnë , në ketë narkoshtet , me një kryeministër mashtrues dhe dhunues!

I drejtohem Avokatit të Popullit, Zevendesambasadores se Shteteve te Bashkuara të Amerikës, organizatave të shoqërisë civile dhe ne mënyrë të veçantë ambasadoreve gra , që sot të gjithë një zëri , të ndalojmē dhe të denojme cilindo që është i veshur me pushtet dhe ushtron dhunë mbi gratë dhe vajzat e pafajshme shqiptare. Kjo sjellje është e pafalshme dhe meriton ndëshkim nga e gjithe shoqëria dhe institucionet. Askush nuk mund të lejohet të ushtroj dhunë në emēr të grave. Mos harro se sot dora që tundi djepin u dhunua nga shteti! Kjo është tragjedi kombëtare!