AKTUALITET, 17 Prill 2019, 10:15

Tensione te Bregu i Lumit/ Policia nuk lejon banorët të futen në banesa, i riu: Isha i shoqëruar, do marr rrobat

Tensione te Bregu i Lumit/ Policia nuk lejon banorët të futen në


Tensione ka te protesta e Bregut të Lumit. Policia është përplasur me banorët  pasi ajo nuk lejon banorët të futen në banesat e tyre.

” Do të nxjerr rrobat e shtëpisë.  Ore jeni në terezi ju ore? Me lini të shpëtoj rrobat ore?  Pse nuk na leni mor burrë?  Na i sillni Erionin e Griseldës këtu. Ose isha i shoqëruar, isha në Komisariat.”, shprehet një banor.

“Ai bënte me barrë gratë e shokëve, ai Erioni i Griseldës kush është?”, u shpreh ish-deputeti Klevis Balliu.