TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Liverpuli ka kaluar në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve duke mundur me shifrat 2-1 Mançester Sitin në ndeshjen e kthimit ku nuk munguan polemikat sidomos për disa episode në pjesën e parë të ndeshjes. Mançester Siti duhej të përmbyste humbjen 3-0 të ndeshjes së parë por jo vetëm që nuk ia ka dalë, por edhe është mposhtur në fushën e vet për këtë duel kthimi.
Ndeshja e sotme filloi me një ritëm të jashtëzakonshëm dhe me një gol të shpejtë të Gabriel Hezus, i cili kaloi shumë shpejt në avantazh ekipin për t’u dhënë zemër vendasve. Manccester Siti dominoi të gjithë pjesën e parë, por nuk arriti të konkretizonte rastet e shumta që krijoi në këtë fraksion të lojës i cili foli plotësisht për të.
Në fakt, ekipi i Guardiolës arriti të shënonte edhe golin e dytë, por ai iu anulua për pozicion jashtë loje të padrejtë, pasi sulmuesi kishte marrë topin pas një prekje të Milner të Liverpulit. Kjo bëri që Guardiola të hynte i tensionuar në dhomat e zhveshjeve, duke mos kursyer as kritikat ndaj gjyqtarit Lahoz.
Edhe pjesa e dytë filloi si e para, me vendasit të cilët sulmuan pareshtur por pa gjetur të çara përballë portierit Karius për të dërguar përsëri topin në rrjetë. Por në minutën e 57 vjen episodi që ndryshon fatin e ndeshjes. Pas një aksioni të shpejtë të Sane, topi arrin te Salah, i cili çon sferën në rrjetë duke vendosur barazinë dhe duke e bërë një mision të pamundur përmbysjen e Sitit.
Duket se këtë e kuptuan edhe vendasit të cilët ulën ritmin dhe kapitulluan pa kushte kur Firmino shënoi edhe golin që përmbysi rezultatin në 2-1, duke i dhënë fund diskutimit se kush do të kalonte në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve.
Mançester Siti-Liverpul 1-2
2′ Hesus / 56′ Salah, 77′ Firmino