AKTUALITET, 10 Prill 2018, 18:30

Vdekja e papritur e kryekomisarit, e bija rrëqeth me fjalët e saj: Më ka marrë malli

Një ndër drejtuesit më të njohur të Policisë së Tiranës, u nda nga jeta në mënyrë të papritur rreth një vit më parë. Kryekomisari Nikoll Vatnikaj mësohet se ka pësuar një atak kardiak e nuk ka mundur t’ia dalë mbanë.

Ndarjen nga jeta të kryekomisarit e kanë përjetuar me dhimbje të madhe familjarët e tij, sidomos vajza, Desantila, një prej blogereve të njohura në Shqipëri.

Desantila ka postuar sot një mesazh prekës në profilin e saj në rrjetet sociale, ku kujton të atin dhe tregon se sa shumë i mungon, shkruan “Panorama”.

“Vetem une e di se sa me mungon ti, se si ndonje dite perpiqem te jetoj si ti, te bej rruget qe zgjidhje ti, te pi kafen ne vendin tend te preferuar, qe te ndjej se aty afer meje jeton ende kujtimi qe ti i ke lene ketij qyteti.

Sepse vend takimi yne ka ndryshuar dhe rruget tona bashkohen vetem kur vij tek ti…

Me ka marre malli per gjithcka!”, shkruan ajo.

desantila

 

demiraj per komisarin nikoll vatnikaj

19149453_1984922368460791_6529142829424804464_n19247763_1984922365127458_7899613430287248580_n19399601_1984922258460802_1884954729892280202_n