AKTUALITET, 10 Prill 2018, 21:15

Vrasja në Tiranë, babai i viktimës i dënuar me burgim të përjetshëm, dyshohet për hasmëri

Një 28 vjeçar është vrarë mbrëmjen e sotme, në zonën e Kinostudios. I riu quhet Marjo Majollari. Dyshohet se ai është qëlluar me pistoletë me silenciator, sepse banorët e zonës nuk kanë dëgjuar të shtëna. Majollari është kthyer pak ditë më parë nga Belgjika.

Mësohet se babai i viktimës, vuan dënimin me burgim të përjetshëm, për një vrasje të kryer në vitin 2000. Ka dyshime se ky ekzekutim ka ardhur si pasojë e hasmërisë ose larjes së hesapeve.

Në foto viktima, Mario Majollari 

NJOFTIMI I POLICISË

Rreth ores 20.25 ne nje rrugice qe lidhet me rrugen “Aleksander Moisiu” eshte vrare me arme zjarri, dyshohet pistolete, shtetasi M.M, 28 vjeç.

Grupi hetimor ka mberritur brenda pak minutash ne vendngjarje dhe po sekuestron e grumbullon çdo prove per te identifikuar dhe perballur me drejtesine autoret e krimit.

Forca te shumta policie kane ngritur pika kontrolli ne zone, si dhe ne te gjitha rruget lidhese me vendin e ngjarjes.

Per hetimin e saj eshte ngritur nje grup i posaçem hetimor me specialiste te Drejtorise Vendore te Policise Tirane.

Policia ka shoqeruar e po vijon shoqerimin e disa shtetasve qe mund te ndihmojne me deshmite e tyre per zbardhjen e rrethanave te vrasjes.

/TPZ.AL/