AKTUALITET, 10 Prill 2018, 20:50

Të gjithë presin SHBA-në! Presidenti francez del me deklaratë të fortë për sulmin ushtarak

Të gjithë presin SHBA-në! Presidenti francez del me

Presidenti francez Emmanuel Macron ka komentuar mbi mundësinë e një përgjigje ushtarake ndaj sulmit të dyshuar kimik në Siri dhe tha se vendimi do të merret shumë shpejt pas konsultimeve me SHBA dhe Britaninë e Madhe.

Sipas presidentit francez Emmanuel Macron, çdo sulm francez mbi qeverinë siriane do të synonte objektet e dyshuara kimike, jo civilët.

Macron tha: “Franca nuk dëshiron ndonjë përshkallëzim ushtarak në Siri dhe në rajonin e Lindjes së Mesme”.

Berlini akuzon Rusinë për sjellje jo-konstruktive

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas, nga ana e tij, ka kritikuar Moskën mbi sjelljen e saj jo konstruktive në lidhje me sulmin e pretenduar kimike në qytetin sirian të Douma dhe i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndërmarrë veprime vendimtare në përgjigje të përdorimit të lëndëve kimike në qytet.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e akuzoi presidentin sirian Bashar Assad si organizator të sulmit, megjithatë, autoritetet siriane mohuan akuzat.