AKTUALITET, 10 Prill 2018, 21:41

Detaje të reja, viktima i sapoardhur nga Suedia, i ishte refuzuar azili

Detaje të reja janë zbuluar nga policia në lidhje me vrasjen e 28-vjecarit Marjo Majollari në Tiranë.

I riu i qëlluar me armë në zonën e Kinostudios, pranë stacionit të urbanëve që ndodhet aty, mësohet se ishte kthyer nga Suedia vetëm dy javë më parë, pasi i ishte refuzuar azili atje.

Një tjetër informacion nga vendi i ngjarjes është se autorët kanë qenë së paku dy persona që i kanë zënë pritë viktimës dhe janë larguar me një makinë pas ngjarjes.