AKTUALITET, 10 Prill 2018, 21:25

Ekzekutimi për hakmarrje, në vitin 2000 babai i viktimës ka bëre vrasje

Ekzekutimi për hakmarrje, në vitin 2000 babai i viktimës ka

Ekzekutimi i 28-vjeçarit Marjo Majollari poshtë banesës së tij në zonën e Kinostudios, mendohet se ka lidhje me një ngjarje të ndodhur disa vite më parë.

Sipas burimeve nga Policia, babai i Marjos në vitin 2000 ka bërë një vrasje dhe është duke vuajtur dënimin përjetë.

Njoftim i policisë për arrestimin e Avni Majollarit

Sipas policisë, rreth orës 00:15, në rrugën “Ibrahim Brahja” në Tiranë, nga Sektori i Operacioneve Speciale dhe Kërkimit është bërë e mundur kapja e personit shumë të kërkuar Avni Xhemal Majallari, 44 vjeç, lindur e banues në Tiranë. Majallari ishte dënuar me “Burgim të përjetshëm”, për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” e kryer në bashkëpunim.

Shtetasi shqiptarë në vitin 2000 ka vrarë pas një konflikti me armë zjarri shtetasit Armando Nelaj dhe Ilir Gjuzi, në segmentin rrugor Tiranë – Dajt. Gjatë momentit të kapjes, shtetasi Avni Majollari mbante në dorë një pistoletë tip “TT” ku pas kontrollit të imtësishëm në banesës ju gjet një automatik kallashnikov, një pistoletë tip “Cervena Zastava” si dhe një sasi e konsiderueshëm fishekësh e municionesh.