AKTUALITET, 10 Prill 2018, 21:05

Vrasje në Tiranë, dalin pamjet e para nga vendi ku u ekzekutua i riu në Kinostudio

Dalin pamjet e para nga vendi ku mbrëmjen e të martës u vra një person me armë zjarri në zonën e Kinostudios në Tiranë.

Ngjarja ndodhi pranë një karburanti, në rrethana ende të paqarta.

Mësohet se viktima është Mario Majollari, rreth 28 vjeç,. Por identiteti i viktimës nuk është konfirmuar ende nga ana e Policisë.

Vrasja ka ndodhur pranë një karburanti, nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarje.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e saj. Po ashtu mësohet se policia ka parë një makinë dhe është vënë ndjekje të saj.

Uniformat blu kanë ngritur pika kontrolli në disa zona të kryeqytetit.

NJOFTIMI I POLICISË

Informacion paraprak

Rreth ores 20.25 ne nje rrugice qe lidhet me rrugen "Aleksander Moisiu" eshte vrare me arme zjarri, dyshohet pistolete, shtetasi M.M, 28 vjeç.

Grupi hetimor ka mberritur brenda pak minutash ne vendngjarje dhe po sekuestron e grumbullon çdo prove per te identifikuar dhe perballur me drejtesine autoret e krimit.

Forca te shumta policie kane ngritur pika kontrolli ne zone, si dhe ne te gjitha rruget lidhese me vendin e ngjarjes.

Per hetimin e saj eshte ngritur nje grup i posaçem hetimor me specialiste te Drejtorise Vendore te Policise Tirane.

Policia ka shoqeruar e po vijon shoqerimin e disa shtetasve qe mund te ndihmojne me deshmite e tyre per zbardhjen e rrethanave te vrasjes.