TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 28 vjeçar i quajtur Mario Majollari, është ekzekutuar mbrëmjen e djeshme, në zonën e Kinostudios në Tiranë, me tre plumba në kokë. Majollari sapo ishte kthyer nga Suedia, ku i ishte refuzuar azili.
Policia zbuloi në kohë rekord vrasësit e 28 vjeçarit Mario Majollari natën e kaluar në Tiranë.
Kastriot Gjuzi, 40 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë është autori i vrasjes së Mario Majollarit një ditë më parë në Tiranë.
Ai është vëllai i Ilir Gjuzit, personi që është vrarë në vitin 2000 nga babai i Majollarit.
Policia ka konfirmuar se ekzekutimi i 28 vjeçarit, është bërë për hakmarrje.
Fotot e viktimës, të postuara prej tij në rrjetet sociale:
Njoftimi i policisë
Zbardhet në kohë rekord vrasja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Aleksandër Moisiu”.
Identifikohet e shpallet në kërkim autori i dyshuar i vrasjes së 28 vjeçarit M.M
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në funksion të zbardhjes së ngjarjes ngriti menjëherë një grup të posaçëm hetimor.
Pas një pune intensive dhe profesionale, gjatë gjithë natës dhe orëve të para të mëngjesit, fiksimit të çdo prove në vendngjarje, si dhe një sërë veprimesh të tjera hetimore, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes.
Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda në D.V.P. Tiranë, bënë shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar:
• K.Gj., 40 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.
Ky shtetas dyshohet se rreth orës 20:25, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, për motive hakmarrjeje ka vrarë me armë zjarri shtetasin M.M., 28 vjeç.
Vijon puna intensive për gjetjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar të shpallur në kërkim.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Vrasjes për gjakmarrje” , “Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 78/a dhe 278/2 të Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit K.Gj.
/TPZ.AL/