AKTUALITET, 10 Prill 2018, 18:55

Genc Pollo: Të shkojmë në zgjedhje me një qeveri tjetër

Genc Pollo: Të shkojmë në zgjedhje me një qeveri tjetër

Deputeti i PD-së, Genc Pollo thotë se në zgjedhjet e ardhshme lokale duhet të shkohet me një qeveri tjetër. Sipas tij Rama duhet rrëzuar.

“Është e nevojshme që të shkohet në zgjedhje me një qeveri të besueshme. Do ishte në të mirë të vendit të shkonim me qeveri tjetër në zgjedhje. Do ishte e mirë që të shkonim me protesta, në mënyrë legjitime. Në PD do të nisin konsultimet drejt kongresit për zgjedhjet. Këtë herë shpresoj të ketë diskutime të vlefshme, siç është edhe kandidati”, tha Pollo gjatë një interviste për News 24.