AKTUALITET, 13 Maj 2019, 20:51

VIDEO/ ‘Lironi vëllezërit tanë’, protestuesit thyejnë xhamat e Drejtorisë së Policisë Tiranë

VIDEO/ ‘Lironi vëllezërit tanë’, protestuesit


Në destinacionin e tyre të fundit bazuar në itenerarin e publikuar nga opozita, protetuesit me thirrjet ‘lironi vëllezrit tanë’ kanë mbërritur tek Drejtoria e Policisë së Tiranës.

Me të mbërritur në Drejtorinë e Policisë protestuesit euforik kanë thyer xhamat e institucionit.

Sipas raportimeve nga terreni ka pasur trazira dhe hedhje të tymuesve drejt efektivëve të policisë.

Ndërkohë që në këtë institucion ka një shtim të forcave të policisë të cilat janë në dy kordone për të shmangur konfrontimet e mundëshme.