AKTUALITET, 13 Maj 2019, 20:21

Protesta e opozitës, reagon Policia e Shtetit: Mos hidhni kapsolla, është lënduar një polic

Protesta e opozitës, reagon Policia e Shtetit: Mos hidhni kapsolla,

Policia e Shtetit, ka reaguar gjatë protestës së opozitës. Në deklaratën e saj, policia u bën thirrje protestuesve të mos hedhin kapsolla dhe njofton se një efektiv i policisë është lënduar dhe është dërguar në spital për të marrë trajtim.

Njoftim i Policisë së Shtetit:

Gjatë protestës së Partisë Demokratike përpara Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit u hodh një numër i madh kapsollash të ndaluara.

Si rezultat i këtyre goditjeve është lënduar një punonjës policie, i cili është dërguar në spital për trajtimin e nevojshëm.

Policia e Shtetit u bën thirrje drejtuesve të protestës dhe protestuesve që të ndalojnë goditjet provokuese ndaj policisë.

/TPZ.al/