AKTUALITET, 13 Maj 2019, 20:05

Marshimi/ Protestuesit mbërrijnë para Parlamentit

Marshimi/ Protestuesit mbërrijnë para Parlamentit


Pas Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, ku u hodhën tymuese e shashka si dhe u thyen edhe xhamat e disa dritareve, protestuesit po marshojnë drejt Parlamentit. Një pjesë e tyre kanë mbërritur ndërkohë para sallës së seancave plenare me thirrjet “Rama ik” dhe “parlament i krimit”

Pas Parlamentit, destinacioni i radhës i protestuesve është Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Policisë së Tiranës.

Të shtunën u shënuan përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe policisë. Ndërsa sot, opozita protestoi paqësisht.