AKTUALITET, 13 Maj 2019, 19:28

Mungon në protestë, zbulohet vendi i largët ku ka ikur Monika Kryemadhi

Mungon në protestë, zbulohet vendi i largët ku ka ikur Monika


Monika Kryemadhi mungon sot në protestën e pestë kombëtare të opozitës.

Zyrtarisht nga LSI thuhet se znj.Kryemadhi ndodhetnë SHBA në kuadër të një vizite pune.

Në krye të protestuesve janë zëvendëskryetari Luan Rama, nënkryetari Petrit Vasili, sekretari i përgjithshëm Endrit Braimllari si dhe ish-deputetë të LSI, të cilët dogjën mandatet parlamentare në shenjë proteste kundër qeverisë Rama.

Ndryshe nga protestat e mëparshme, kjo e sotmja është konceptuar në kuadër të një marshimi i cili do të nisë nga sheshi “Skënderbej” e do të përfundojë tek Drejtoria e Policisë së Tiranës.