TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryedemokrati Lulzim Basha ftoi qytetarët në marshim nga Bulevardi qendror i kryeqytetit, drejt pesë pikave. Protestuesit do ecin në këmbë drejt Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Parlamentit, Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Policvisë së Tiranës. “Të marshojmë kundër dhunës qeveritare”, tha Basha.
“A jeni gati të na bashkoheni në këtë marshim kundër dhunës qeveritare? Ne do nisimin marshimin në pesë pika. Së pari, drejt institucionit që s’garanton më ligj dhe drejtësi, por shtypje e varfëri, te Drejtoria e Përgjithshme e Policisë. Pas saj drejt asaj që sot është fole e krimit, drejt Parlamentit. Ne nuk njohim folenë e krimit, zgjedhje të parakohshme, të lira dhe të ndershme.
Më pas, drejt Ministrisë së Brrendshme ku sundon sot një njeri që nuk shkel kushtetutë dhe ligj, servilizëm i verbër, shërbime pa kushte ndaj padronit që e ka emëruar. Më pas drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës”, deklaroi kreu demokrat.