AKTUALITET, 13 Maj 2019, 20:01

“As prangat nuk i trembin shqiptarët”, reagon ish-presidenti

“As prangat nuk i trembin shqiptarët”, reagon ish-presidenti


Ish-presidenti i Republikës Bujar Nishani ka reaguar në “Facebook” në lidhje me protestën e opozitës.

Nishani thotë se as prangat, as shiu dhe asgjë nuk ndal shqiptarët në kërkim të lirive të tyre.

Statusi i ish-presidentit Nishani:

Dhjetra mijëra përsëri në shesh kundër qeverisjes së pushtetit me bandat e krimit të organizuar. As shiu, as dhuna policore, as gazi helmues, as prangat e qelisë nuk i trembin më shqiptarët.

Shqiptarët janë ngritur në revoltë për rikthimin e lirive të tyre themelore. Të drejtën e votës së lirë ! Shtetin e çliruar nga krimi i organizuar ! Ata që nënvlerësojnë fuqinë e popullit opozitar janë mjeranë të dështuar.