TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i opozitës Lulzim Basha tha gjatë fjalës së tij para Kryeministrisë se vendosmëria për të rrëzuar qeverinë do të vijojë, dhe se protesta nuk bëhet sipas tij për karrige pushteti.
“Me dhunë i mori zgjedhjet, ky është parlament ilegjitim, kryeministër ilegjitim. Dy vjet prokuroria ka vetëm në mision, të ndalë hetimin e dosjeve kriminale ku pala e Edi Ramës dhe kupola e mafies vodhën votën, liritë për të diktuar me votë, pa të cilën nuk ka mirëqenie. Ne refuzojmë dhunën e qeverisë së ardhur me dhunë, ne do t’i përgjigjemi me bashkimin e shpirtrave tanë, me fuqinë e pjesëmarrjes, vendosmërisë. Dhuna shtetërore është produkt i dhunës zgjedhore. Ne nuk jemi këtu për karrige, për mandate, ato dogjëm sepse jemi në krahët e qytetarëve., kundër dhunës, kundër krimit. Ka vetëm një rrugë se si do të mbarojë kjo rrugë: Ne duhet dhe do ta fitojmë betejën për zgjedhje të lira, për qytetarët me qytetarët, Rama ik! Rruga e Evrooës mbetet e bllokuar sepse nuk shkohet në Evropë me zgjedhje të vjedhura. Hidhini sytë këtij sheshi të mbushur e tejmbushur, shikoni cfarë pjesëmarrje madhështore, shikoni njëri tjetrin në sy, jepini dorën dhe besën njëri tjetrit, se ka vetëm nëj rrugë, do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë evropa. Evropa dhe bota e di se ne në këtë shesh jemi garancia e vetme që lufton për vlerat e Evropës, për vlerat e Perëndimit. E sotmja është një marshim proteste kundër qeverisë së bërë njësh me krimin. Kriminelë me uniformë dhunojnë qytetarët. Frika po vdes, shpresa po ngjallet”, tha Basha.