AKTUALITET, 19 Shtator 2018, 08:39

Vrasja e bariut në Tropojë, policia zbulon autorin nga Tirana

Vrasja e bariut në Tropojë, policia zbulon autorin nga Tirana

Policia e Tropojës ka identifikuar autorin e vrasjes së bariut 69 vjeçar Tahir Bajraktari nga fshati Dobredol i Tropojës.

Pas një sherri për motive të dobëta autori vrau 69 vjeçarin. Policia është vënë në ndjekje të autorit pas identifikimit.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbasditen e datës 18.09.2018, ku u gjet i vrarë me armë zjarri shtetasi T.B, 69 vjeç, Drejtoria Vendore e Policisë Kukës, ngriti një grup të posaçëm hetimor.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale si dhe hetimeve intensive nga grupi hetimor, u bë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar shtetasi N.L, 54 vjeç banues në Tiranë.

Shtetasi N.L dyshohet se më datë 18.09.2018, për motive të dobëta dyshohet se ka vrarë me armë zjarri në banesën e tij në bjeshkën e Doberdolit, Tropojë Fshat, shtetasin T.B., 69 vjeç, banues në Tiranë.

Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprat penale të parashikuara nga nenet 76 e 278 të Kodit Penal 

TPZ.AL