AKTUALITET, 27 Prill 2019, 08:51

VIDEO/ Harrojeni Felix! Reali i ka vënë syrin mbrojtësit 100 mln eurosh të Benficas


Joao Felix? Jo, jo! Emri i ri i Benficas është Francisco Reis Ferreira, shkurt Ferro. Një mbrojtës i fuqishëm dhe vetëm 22 vjeç. Nga të rinjtë e klubit lusitan, te ekipi i parë, mund të luajë si në të majtë në qendër, ashtu edhe në të djathtë.

Pas Miitaos, një tjetër goditje projektohet. Sipas mediave spanjolle, Florentino Perez ka mbetur i mahnitur nga futbollisti në fjalë, që është portugez.

Edhe Zidane e ka aprovuar. Por, problemi është Benfica, që i ka vendosur djaloshit një klauzolë 100 mln euro, edhe pse ai ka luajtur vetëm 9 ndeshje këtë sezon.

Shumë klube të mëdha janë duke e ndjekur dhe Reali duhet të nxitojë, sepse në rast se shpërthen përfundimisht, atëherë do të ishte problem.