AKTUALITET, 27 Prill 2019, 08:46

Sri Lanka/ Polica në “luftë” me grupin islamik, deri më tani 15 viktima, 6 prej tyre terroristë

Sri Lanka/ Polica në “luftë” me grupin islamik, deri


Pas 8 sulmeve të rënda në Sri Lanka së fundmi ka pasur përplasje mes policisë dhe një grupi terrorist islamik. Nga përplasja me armë kanë mbetur të vdekur 15 persona. Dyshohet se grupi terrorist ka lidhje me sulmet e ndodhura disa ditë më parë në këtë shtet, ku mbetën jetën 290 persona, mes tyre edhe shumë turistë. Këto sulme u morën përsipër nga grupi terrorist islamik ISIS.

Mësohet se gjatë përplasjeve me policinë në një shtëpi, në qytetin Sainthamaruthu, Kalmunai, ka pasur tre shpërthime me eksploziv.

Nga 15 viktimat, janë prej tyre janë identifikuar si terroristë, ndërsa 9 të tjerë ishin qytetarë, mes tyre edhe fëmijë.

Një nga gjashtë terroristët është identifikuar si Mohamed Niyas, i cili cilësohet edhe si nga organizatorët e sulmit.

Më herët në një deklaratë nga ushtria, Niyas u identifikua si vjehrri i kryetarit të dyshuar të sulmeve të së dielës së Pashkëve, Zahran Hashim.