AKTUALITET, 20 Mars 2018, 13:18

VIDEO/'Golf gri, shkeli semaforin me të kuqe!', policia ngre pritë tek ura e Paskuqanit

VIDEO/'Golf gri, shkeli semaforin me të kuqe!', policia ngre

Kjo video e Policisë Rrugore të Tiranës sapo është publikuar dhe vlen për t'i ardhur në ndihmë gjithë përdoruesve të rrugës që pengohen në lëvizje nga shkelësit e qarkullimit rrugor.

Policia Rrugore e Tiranës, ka marrë një sërë telefonatash për bllokim të qarkullimit herë pas herë nga shkelës të qarkullimit rrugor, të cilët shkelin semaforin e vendosur për të disiplinuar lëvizjen pasi ka vetem nje korsi lëvizje.

Semafori i vendosur tek ura e ngushtë që lidh zonën e Paskuqanit dhe të Babrroit me Tiranën, çdo ditë kryesisht në orët e pikut ka telefonata për bllokim të trafikut për shkak se nuk respektohet semafori, duke bllokuar lëvizjen mbi urë.

Nisur nga këto shqetësime Policia Rrugore e Tiranës prej orës 09:30 të datës 20.03.2018 ka organizuar grup kontrolli për dokumentimin dhe verifikimin e shkeljeve administrative në këtë zonë dhe nga monitorimet e kryera janë konstatuar dhe ndëshkuar 30 automjete për shkelje të parashikuara në nenin 144 paragrafi 3 i ligjit Nr.8378 datë 22.07.1998, i ndryshuar, Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë "pasi kanë vazhduar lëvizjen ndonëse sinjalizimi i semaforit e ndalon atë".

Policia Rrugore do vijojë me kontrollet në këtë zonë edhe ditët në vazhdim, me qëllim disiplinimin e përdoruesve të rrugës me sinjalizimin e ndritshëm, si dhe shpreh edhe një herë falënderim për të gjithë ata qytetarë që denoncojnë shkelësit e Kodit Rrugor.