TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Themeluesi i "Facebook", Mark Zuckerberg, ka humbur 5 miliardë dollarë, pas skandalit me "Cambridge Analytica", ku pretendohet se të dhënat e 50 milionë përdoruesve, janë keqpërdorur.
Aksionet e kompanisë ranë me rreth 7%, të hënën, duke shënuar ditën më të keqe për "Facebook", në katër vjet.
Zuckerberg, i cili është njeriu i shtatë më i pasur në botë, ka në pronësi rreth 400 milionë aksione, ose 16% të "Facebook". Pas rënies së aksioneve, Zuckerberg, zotëron rreth 69.5 miliardë dollarë, sipas Forbes.
Kompania e Zuckerberg, është vënë nën presion, për të shpjeguar se si "Cambridge Analytica", e cila ka patur lidhje me fushatën presidenciale të Donald Trump, siguroi akses tek të dhënat e 50 milionë përdoruesve të Facebook.
Burimi: Daily Mail
TPZ.AL