AKTUALITET, 20 Mars 2018, 10:28

VIDEO/ Në pritje të raportit të BE-së për Shqipërinë, Rama takohet me Hahn

VIDEO/ Në pritje të raportit të BE-së për

Kreu i qeverisë Edi Rama është takuar me Komisionerin Johannes Hahn në vigjilje të Raportit të Komisionit Europian të 17 prillit, ku siç njofton në mediat sociale, "presim rekomandimin për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE"

Takimin e zhvilluar në Bruksel, Rama e ka konsideruar "një takim shumë pozitiv, ku u bë bilanci i progresit të qëndrueshëm në adresimin e prioriteteve kyçe të integrimit dhe u theksua ecuria e procesit të Vetingut - që këtë javë hyn në fazën vendimtare të zbatimit, me fillimin e dëgjesave publike të gjykatësve e prokurorëve të nivelit të lartë përpara komisionit të shkallës së parë".