TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Reshjet më të dendura do të jenë në orët e mbrëmjes së ditës së sotme dhe paraditen e të mërkurës.
Sipas IGJEUM, sot pasdite (e martë, dt.20) dhe nesër (e mërkurë, dt.21) priten reshje në të gjitha qarqet. Në qarqet Shkodër dhe Kukës reshjet pritet të jenë intensive.
Priten edhe reshje në formë dëbore në zonat malore, që në Veri do të zbresin deri në 300m, ndërsa në Jug deri në 900 m mbi nivelin e detit, kryesisht nesër.
RREZIKU NGA PËRMBYTJET
————————————–
Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se lumenjtë Drin, Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të kenë prurje dhe nivele të larta. Sot (e martë, dt.20) në basenin Drin-Buna dhe Liqenin e Shkodrës do të vazhdojë të ketë RRITJE të niveleve të ujit dhe RRITJE TË HARTËS SË PËRMBYTJEVE. Nesër (e mërkurë, dt.21) do të vazhdojnë PRURJE TË LARTA në pjesët malore të basenit duke përfshirë edhe hidrocentralet mbi lumin Drin. Nivelet në pjesën e Ultësirës së Nën Shkodrës do të jenë TË LARTA për shkak të prurjeve nga Liqeni i Shkodrës dhe Lumi Drin në drejtim të Lumit Buna. Parashikimet e IGJEUM për ditët në vazhdim tregojnë NIVELEVE TË LARTA përgjatë datave 22 dhe 23 Mars 2018. Pritet ZGJERIM I HARTËS SË PËRMBYTJEVE në pjesën e Nën Shkodrës dhe përmbytjes të zonave periferike të qytetit të Shkodrës në afërsi të Liqenit. Për arsye të shtimit të rrezikut nga përmbytja, është vendosur të mbahet shenja e paralajmërimit nga përmbytja për qarkun e Shkodrës. Ngjyra e kuqe e qarkut është vendosur për shkak të rrezikut nga përmbytjet. Në pjesën tjetër të territorit parashikohet RRITJE E PRURJEVE në pjesët fushore të lumenjve.
Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.
TEMPERATURAT
Nesër (e mërkurë, dt.21) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 8 / 15 °C
në vendet e ulëta: 8 / 15 °C
në vendet malore: 3 / 11 °C
ERA
Sot pasdite (e martë, dt.20) era pritet të fryjë e lehtë deri në mesatare, ndërsa nesër (e mërkurë, dt.21) era pritet të fryjë mesatare deri në e fortë.

