AKTUALITET, 20 Mars 2018, 09:39

“Arta Marku të hetojë Tahirin, 4 ministra kanë dosje në Prokurori”

“Arta Marku të hetojë Tahirin, 4 ministra kanë dosje

Politologu Afrim Krasniqi i ftuar në “Tonight Ilva Tare” në Ora News, thotë kryeprokurorja duhet të japë përgjigje se çfarë ndodhë me dosjet e 5 ministrave aktual dhe të shkuar nëse do të fitojë betejën me publikun.

Krasniqi: Prokuroria duhet t’i japë përgjigje se çfarë ka ndodhur me ministrin e Brendshëm. Çfarë ka ndodhur me 4 ministra që kanë dosje në Prokurori. Prandaj është zgjedhur Prokurore e Përgjithshme. Nuk është zgjedhur për të kontrolluar se kush ka tokë në Shkodër dhe kush ka në Vlorë. Kjo është beteja kryesore nëse do të fitojë betejën publike. Nuk është beteja e saj