AKTUALITET, 20 Mars 2018, 11:42

Politika të reja për auditimin, Hong Kong nuk duhet të bëhet si Shqipëria

Ligjet e reja që Hong Kong pritet të miratojë  për auditimin dhe kontrollin e pavarur, nuk priten të sjellin zhvillim por  përkundrazi do e lënë atë në një nivel me vende si Shqipëria apo Bostvana.

Pikërisht kështu shkruan “South China Morning Post”, duke e cilësuar si një shembull negativ Shqipërinë, përsa i përket politikave të auditimit të pavarur.

Paul Winkelmann, shefi ekzekutiv i Këshillit të Raportimit Financiar (FRC), tha se ligjet e reja të propozuara, që do të merren parasysh, do ta vendosin Hong Kongun në një nivel me vende si Botsvana dhe Shqipëria.

 

Për shkak të mungesës së një mbikëqyrësi të pavarur të auditorëve, Hong Kong deri tani nuk ka përmbushur standardet e Forumit Ndërkombëtar të Rregullave të Auditimit të Pavarur (IFIAR) ose ekuivalencës së rregullave të Komisionit Evropian.

“A duam me të vërtetë që Hong Kongu të bashkohet me listën e 16 ekonomive që plotësojnë vetëm një kriter dhe jo të tjerat?” tha Winkelmann, duke treguar një listë të vendeve që përfshijnë Shqipërinë, Botsvana dhe Gjibraltarin.

“Apo duam të bashkohemi me 45 juridiksionet që kanë njohje nga IFIAR dhe KE, si Luksemburgu, Singapori, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara?”

IFIAR ofron një forum për rregullatorët e pavarur të auditimit në mbarë botën, për të ndarë përvojën e tyre rregullatorë dhe gjetjet për inspektim, ku mesa duket Shqipëria është ende larg.